1 Mars, 2022

Arratisje ‘hot’ në dimër/ Kush janë VIP-at që kanë nisur pushimet dhe destinacionet që zgjodhën


Pavarësisht se vera është pak muaj larg, personazhet VIP shqiptarë kanë preferuar të bëjnë disa ditë pushime jashtë trojeve Shqiptare. Ata nuk kanë nguruar që të ndajnë më ndjekësit fotot nga vendet luskzoze, ku ata kanë zgjedhur të pushojnë.

Xhensila Myrtezaj


Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Xhensila Myrtezaj së bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku dhe vajzën e tyre, Ajka janë duke kaluar pushimet në Bahamas. Xhensila ka postuar një seri fotosh në llogarinë e saj në Instagram, ku duket mjaft tërheqëse. Nga veshjet me bikini e deri te kombinoshet e shkutra ngjyrë bardhë, këngëtarja ka nxjerr në pah linjat e saja seksi.

Eni Koçi

Eni Koçi dhe partneri i saj, Genc Prelvukaj janë duke shijuar së bashku pushimet në Tajlandë. Në fotot e ndara në Instagram, këngëtarja nuk ka nguruar të postoj foto me bikini teksa është duke shijuar rrezet e diellit në Phi Phi Island. Në një nga postimet e shumta, Eni shfqet edhe me partnerin e saj teksa shkruan krah fotos se të ketë kujtime me të është gjëja që ajo pëlqen më shumë të bëjë.

Arbana Osmani

Për Arbana Osamnin nuk kanë të mbaruar pushimet. Pas mbarimit të ‘’Big Brother Vip’’ duket se moderatorja ka vendosur të bëj pushime nga një cep të botës në tjetrin. Para disa ditësh Arbana dhe stafi i BBV ishin me pushime në Paris. Ndërsa momentalisht, moderatorja së bashku me bashkëshortin dhe njëkohësisht regjisorin e këtij reality-show, Eduart Grishaj dhe dy djemtë e saj janë duke shijuar pushimet në një vend egzotik. Fotot që Arbana ka preferuar të ndaj janë fëmijët e saj dhe vetëm në një nga ato ajo shafqet me bikini ngjyrë blu. Kujtojmë, këtu që moderatorja në finalen e ‘’Big Brother Vip’’, konfirmoi se ishte shtatëzanë.

Arjola Demiri

Aktorja e humorit Arjola Demiri zgjodhi si destinacion për të pushuar disa ditë Turqinë. Në disa foto të ndara në llogarinë e saj në Instagram, aktorja duket mjaft sensuale e kuruar deri në detaj teksa mban në dorë një gotë me shampanjë. Krah fotove Arjola ka treguar se ka qënë me pushime me motrën e saj duke dhe këngëtaren Big Mama.

© Panoramaplus.al