6 Korrik, 2021

Arratia nuk e ndalon as të shoqërojë të bijën në mbrëmjen e maturës! Fjolla Morina publikon videot duke shëtitur me makinën luksoze


Fjolla Morina është në arrati, por kjo nuk e ka penguar këngëtaren që të shoqërojë të bijën, Ledianën, në mbrëmjen e saj të maturës.

fjolla morina (7)

Nënë e bijë nuk kanë nguruar të ndajnë disa foto e video në rrjetet e tyre sociale, për t’i treguar të gjithëve se çfarë po ndodh në këtë ditë të rëndësishme dhe të bukur për vajzën e artistes.

fjolla morina (18)

Prej muajsh, këngëtarja po kërkohet nga policia, por në një video të publikuar në Instagram, Fjolla shihet në makinë me Ledianën duke kënduar dhe duke shtrënguar duart me njëra-tjetrën.

Në muajin mars, Morina u dënua nga Gjykata e Kukësit me gjashtë vite burg për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municionit”.

fjolla morina (20)

Më 19 shtator të vitit që lamë pas, këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës, bashkë me një biznesmen kosovar dhe shoferin e saj. Ata u kapën me armë zjarri brenda makinës, ndërkohë që Fjolla tha se pistoleta i përkiste dikujt tjetër dhe ajo nuk e dinte që e kishte në çantë.

fjolla morina (16)

Që pas arratisjes nga shtëpia ku po vuante dënimin në Kukës, Fjolla ka qenë në arrati, e gjatë kësaj periudhe ajo ka udhëtuar jashtë vendit për të shijuar disa muaj pushime. Për më tepër. Ajo kurorëzoi me martesë dashurinë me Fisnik Sylën në Maldive dhe më pas u rikthye në Kosovë.

fjolla morina (17) fjolla morina (13) fjolla morina (15) fjolla morina (14) fjolla morina (12) fjolla morina (11) fjolla morina (9) fjolla morina (10) fjolla morina (8)

© Panoramaplus.al