21 Dhjetor, 2022

Armina Mevlani zbulon foto të papublikuara nga dasma e saj, pjesë e tyre dhe vajza e Shkëlzen Berishës


Dasma e vitit mund të quhet pa frikë ajo e Armina Mevlanit dhe e Shkëlzen Berishës. Çifti i dha fund zyrtarisht beqarisë pas gati 10 vite marrëdhënie dashurie. 

Çifti organizoi gjithçka vetë në një ceremoni totalisht tradicionale në një agroturizëm në Shijak.

Në dasmën madhëshore ishin të ftuar mbi 300 persona, mes të cilëve ishin personazhe të njohur nga bota e politikës, ekranit dhe muzikës.

Së fundmi Armina ka postuar në Instagramin e saj disa foto të papublikuara më parë.

Armina dje ndërkohë ka postuar në rrjetet sociale disa foto të papublikuara me shoqërueset, të cilat janë edhe shoqet e saj më të mira.

Por ajo çka vihet re në foto është se një nga shoqërueset e Arminës është edhe vajza e Shkëlzen Berishës, nga martesa e tij e parë.

Blogerja ka rrëfyer dhe më parë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me dy fëmijët e Shkëlzenit, të cilët ishin të pranishëm dhe në dasmë. Sakaq ajo është shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne Unë i kam njohur që 9-vjeç.. Nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- është shprehur Armina.

© Panoramaplus.al