E brishtë në pamje, por jo tipike e një vajzë që në ditën e saj më të rëndësishme, atë të martesës, do të zgjidhte fustanin stil princeshe. Sepse kjo s’mund të ishte Armina Mevlani..

Armina zgjodhi një fustan që i përshtatej stilit të saj. Duke qenë se koleksioni i fustaneve të nusërisë është romantik, me linja të pastra, për ato nuse që e vlerësojnë thjeshtësinë, Armina kontribuoi me idetë e saj (që nuk gabojnë asnjëherë kur vjen puna tek moda).


Fustani i nusërisë ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e sipërme të ngjante me një xhakatë, ndërkohë në pjesën e poshtme nuk vinte aq serioz. I shkurtër dhe me tyle, Armina përfundimisht, edhe nuse di të jetë trendy, të veçojë nga të tjerat.
Fashion blogerja, në fakt, përveç fustanit modern, edhe aksesorët që kishte zgjedhur ishin jashtë parashikimeve. Një nuse pa vello, ka kuptim?

Epo, Armina e kishte ndryshe. Mbi çadrën që mbante në duar, ishte velloja e nuses.

