24 Tetor, 2018

Armina Mevlani takon më në fund idhullin e saj: Më ka frymëzuar gjithmonë


Blogerja e njohur Armina Mevlani ka takuar idhullin e saj. Ajo ka realizuar një foto me të dhe më pas e ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Është fjala për ikonën amerikane, modelen, këngëtaren dhe ndonjëherë aktore, Dta Von Teese, me të cilën Armina mendohet të jetë takuar gjatë performancës së saj në Zvicër.

Armina ka publikuar në “Instastory” disa fotografi, ku zbulon se dëshira për të pasur stilin e Von Teese, ka lindur që kur ajo ishte 18 vjeçe.

Që në atë moshë, blogerja është fiksuar pas modës së viteve ’40-’50, me veshjet që theksonin belin e hollë, flokët me onde dhe buzët e kuqe.

Pra prej vitesh Armina është përpjekur të ketë një stil të ngjashëm dhe më në fund blogerja shqiptare ka realizuar ëndrrën duke e takuar nga afër idhullin.

“Dhe ja ku jemi. Unë dhe diva”, shkruan ajo në “Instastory”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al