1 Tetor, 2018

Armina Mevlani shpërthen në lot përpara 1 milion ndjekësve të saj në “Instagram”


Blogerja e njohur Armina Mevlani ndodhet në Paris, pasi po merr pjesë në Javën e Modës. Atje ajo shoqërohet nga disa miq të saj dhe të gjithë së bashku kanë organizuar një moment mjaft të bukur për njërën nga shoqet.

Në kryeqytetin e dashurisë, shoqja e Arminës mori propozimin për martesë nga i dashuri, nën tingujt e kitarës dhe dhjetëra personave që ishin dëshmitarë në rrugë.

Këtë moment Armina e ka publikuar në “Instastory”, ku duket se ajo e ka patur të vështirë që të kontrollonte emocionet dhe ka shpërthyer në lot [ër mikeshën e saj.

“Mikesha ime mori propozimin në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk i përmbaj dot lotët”, shkruante Armina, teksa dëgjohej duke qarë në video.

Më tej, blogerja shqiptare Armina Mevlani shpjegoi se ishte një moment shumë emocionues dhe se të gjithë këtë e kishin organizuar për të lumturuar mikeshën e saj, Katia.

© Panoramaplus.al