24 Shkurt, 2022

Armina Mevlani pjesë e Big Brother VIP 2, blogerja zbulon merakun që ka


Ku teksa ka përfunduar Big Brother VIP, janë ndezur tashmë motorët për edicionin e dytë. Në media kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që mund të jenë pjesë e këtij spektakli. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Armina Mevlani ka pranuar se e ka marrë tashmë ftesën për të qenë pjesë e këtij reality-show.

Blogerja është shprehur se po e mendon një propozim të tillë pasi kishte vetëm hallin e punës dhe emaileve që i duhet të shkëmbente.  “Më kanë thënë, dhe jo se nuk po e mendoj vetëm se kam hallin e punës”- ka thënë Armina. Edicioni i dytë i Big Brother do të nis në fund të janarit dhe e gjithë vëmendja e publikut deri atëherë do të jetë në personazhet që pritet të bëhen pjesë e shtëpisë.

 

© Panoramaplus.al