21 Qershor, 2023

Armina Mevlani e zgjodhi për 32-vjetorin e lindjes, por fustanin e kanë veshur dhe personazhet më të njohura në botë! Nga pasarelat tek kurorëzimi i mbretit Charles (FOTO)


Blogerja Armina Mevlani ka festuar së fundmi 32-vjetorin e lindjes mes miqve dhe familjarëve, ku në sy ra veshja e saj.

armina mevlani

Partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e lindjes vendosi mos të zbulonte shumë detaje, por nuk rezistoi që të postojë disa foto në ‘Instagram’.

 armina mevlaniarmina mevlani 2armina mevlani 3personazh

32-vjeçarja kishte zgjedhur për të festuar ditëlindjen një fustan jeshil dhe doreza latex-i, të cilat janë mjaft të njohura për adhuruesit e modës dhe janë veshur disa herë nga personazhe e vajza të njohura.

Fustani është i “Victoria Beckham”, pjesë e koleksionit Pranverë-Verë 2023, i prezantuar në Javën e Modës në Paris në tetor të 2022-it dhe është veshur në pasarelë nga modelja e njohur Bella Hadid, e cila ka realizuar me veshjen edhe disa foto.

-640-0-1687279826xvictoria-beckham-s23-004-64562b6acb539-904

Me të njëjtin fustan u shfaq në fillim të këtij viti edhe Kendall Jenner në eventin e rihapjes së “Atlantis The Royal Hotel” në Dubai dhe e kishte plotësuar outfitin e saj me një palë çizme të zeza të fshehura nën fustan.

-640-0-1687279798xgettyimages-1674329554-694

Po ashtu fustani është veshur dhe nga mbretëresha e Spanjës, Letizia gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III, në Westminster Abbey.

-640-0-1687280500xking-felipe-vi-and-queen-letizia-of-spain-attend-the-news-photo-1683352077-756

© Panoramaplus.al