30 Prill, 2019

Arjola Shehun e “tradhton” fustani, tregon më shumë seç duhet


E rehatuar dhe gati për të shijuar koncertin e mrekullueshëm të Olen Çezarit, prezantuesja Arjola Shehu i ka treguar paparazzit tonë goxha nga trupi i saj, falë fustanit që i rrinte i ngritur.

E ulur këmbë përmbi këmbë, Arjola ka nxjerrë jashtë këmbët e saj, një nga pikat më të forta të trupit perfekt që ka.

Në koncert, Arjola kishte ardhur e shoqëruar nga Evi Reçi, këngëtare dhe prezantuese. E angazhuar në “Netët e Klipit”, pritet që Arjola të angazhohet me një projekt më të gjatë në ekran, pasi është një prezantuese mjaft e ëmbël dhe e pëlqyer.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al