25 Dhjetor, 2019

Arilena Ara reagon pas fitores në Festivalin e 58 të Këngës, falënderon bashkëpunëtorët, por…


Këngëtarja Arilena Ara ka reaguar pas fitores në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, çmim i cili u shoqërua me shumë polemika.

Me një shënim në Instagram, këngëtarja ka anashkaluar komentet që shoqëruan festivalin, ndërsa është ndalur të falënderojë bashkëpunëtorët e saj.

arilena 2

Ajo që bie në sy në postimin e  Arilena Arës është fakti se ajo nuk përmend në asnjë rresht moderatoren e festivalit, Alketa Vejsu, apo drejtoren artistike, Vera Grabocka.

Postimi i plotë:

Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte.

@darkodimitrov OUR MUSIC. I love You

@lindon.b per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje.

@rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim!

@makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim!

@ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.

Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme.

Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë.

Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse!

“SHAJ”

arilena]

© Panoramaplus.al