Këngëtarja e njohur Ariana Grande është një ndër artistet më të pëlqyera nga publiku.

Ajo shpesh herë ndan me fansat momente nga jeta e saj profesionale si dhe nga ajo private.
Së fundmi teksa ka postuar një video të re në rrjetet sociale, 29-vjeçarja i ka lënë fansat të shqetësuar dhe konfuzë për shëndetin e saj fizik.
Ndryshe nga herët e tjera fytyra e saj kishte pësuar një ndryshim drastik, pasi ajo dukej shumë me zbehtë dhe më e dobët se zakonisht.

Teksa ka postuar videon në TikTok, ajo ka bërë edhe një shkrim, që mesa duket fajin për këtë ndryshim këngëtarja ia ka lënë makijazhit.
“Kush e di tjetër ndjenjën? Grimi bën të gjithë ndryshimin… por ne kurrë nuk do të ngopemi me ‘concealer’-in e syve ose lapsin e buzëve”, shkroi ajo.
Megjithëse shumë nga ndjekësit e saj e komentuan këtë ndryshim, artistja u shpreh duke thënë se: “Unë mendoj se duhet të jemi më të matur kur komentojmë trupin e njerëzve të tjerë. Ka shumë mënyra të ndryshme për t’u dukur i shëndetshëm dhe i bukur.”
© Panoramaplus.al@arianagrande @r.e.m. beauty ♬ original sound – arianagrande

