Ariana Grande ka fshirë të gjitha fotot e saj të dasmës me Dalton Gomez nga rrjetet e saj sociale pas lajmit për ndarjen e tyre.

Këngëtarja e hitit “Thank U, Next”, 30 vjeç, me sa duket ka fshirë fotot e saj të dasmës nga llogaria e saj në Instagram që ajo postoi në vitin 2021.
Përveç imazheve nga dasma e çiftit, Grande fshiu dhe postimin e përvjetorit që ndau me 377 milionë ndjekësit e saj në maj.
Fituesja dy herë e Grammy-t ndau një postim më 16 maj nga dita e dasmës së çiftit, teksa festoi dy vjetorin që kur ata thanë: “Unë po”.
“Unë e dua atë kaq,” shkroi ajo asokohe.

Llogaria e saj e në Instagram mban vetëm foton e ish-partnerit të saj në një postim nga nëntori 2022.
Burimet thanë për Page Six se Gomez bëri një përpjekje të fundit për të ndrequr problemet e tyre martesore duke u nisur në Londër në janar.
Në fund të fundit, gjërat “nuk funksionuan”, por dyshja kanë mbetur “miq vërtet të mirë gjatë kësaj kohe”.
Kujtojmë se Grande dhe Gomez kurorëzuan dashurinë e tyre në një çeremony private në maj 2021 në shtëpinë e saj në Monteçito, Kaliforni.
“Ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte e mbushur me lumturi dhe plot dashuri”, tha një mik i këngëtares asokohë.
Ata e bënë publike lidhjen e tyre në maj 2020 , duke u shfaqur bashkë në videoklipin e këngës së Grande dhe Justin Bieber “Stuck With U” e cila u publikua gjatë periudhës së pandemisë.

© Panoramaplus.al

