Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në “Zonë e Lirë”, këngëtari Robert Berisha, të cilin gazetari Arian Çani nuk la pa e ngacmuar në lidhje me kunatën e tij, Tuna Sejdi.

Gjatë intervistës së Robertit dhe kolegëve të tij Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo për bashkëpunimin e tyre, krejt papritur Çani tha se ka një surprizë për të pranishmit dhe sidomos për Robertin, kur në studio ftoi Tunën!

“S’mund ta lija Robertin pa një surprizë, se Enedës s’kam çfarë t’i bëj se është gocë. Robert t’i duhet ta mbash veten plak, duhet të jesh i ftohtë. Fillon frymëmarrja vështirësohet pak, por sado që të kesh emocione pulsi jot nuk rritet më shumë se 57, e di këtë se edhe unë bëj vrap. Ftoj në studio Tunën. Çfarë do t’i thuash Robertit sonte? Vetëm mbaje mikrofonin drejt”, tha Arian Çani.

Teksa zbriste nga shkallët edhe vetë Roberti mendoi se ishte në të vërtetë këngëtarja Tuna. Por në fakt, ajo quhet Albulena Ukaj dhe është një këngëtare e re nga Kosova, e cila është kopja identike e Tunës.
Në momentin që Berisha e kuptoi se nuk ishte kunata e tij, nisi të bënte batuta. “Tuna, nuk ka dit të përdorë ndonjëherë mikrofon se gjithmonë ka kënduar me playback” – tha Roberti, kur Albulena po haste vështirësi me mikrofonin.
© Panoramaplus.al
