Ardit Gjebrea ndan përshtypjet e tij nga festivali në një intervistë për programin “Rudina”, në prapaskenën e “Këngës Magjike” në Pallatin e Kongreseve.

Slogani “feel the energy” është kthyer në një lloj motoje që po përcillet në mënyrën më të duhur jo vetëm nga artistët, por nga secili pjesëtar i stafit gjigand dhe kjo është reflektuar më së miri tek të gjithë. Më lejo të të them që historikisht “Kënga Magjike” ka patur një fenomen që nata e parë ka nisur shkëlqyeshëm, e dyta ndoshta na kanë rënë pak bateritë dhe e kemi marrë veten tek e treta. Ndërsa këtë vit ka ndodhur ndryshe. Nata e dytë mund të them që ka energji shumë më të mira se e para dhe kur thuhet “feel the energy”, na janë mbushur zemrat me energjinë e të gjithëve nga backstage, nga spektatorët, nga telespektatorët, nga artistët na kanë dhënë një aureolë të jashtëzakonshme energjie që ne e kemi transmetuar, e ndiejmë dhe po shumëfishohet. Jam i sigurt që nata e tretë dhe nata e katërt pastaj që do jetë dhe nata finale të shtunën do të jenë risi- u shpreh Ardit Gjebrea.

Mes të tjerash, Gjebrea shprehu krenarinë për materialet e sjella nga artistët dhe sidomos për të rinjtë që janë paraqitur në mënyrë dinjitoze, ai evidentoi edhe vështirësinë për të mundësuar prezencën e artistëve të mëdhenj të huaj si fituesi i Sanremos apo artistë të tjerë ndërkombëtarë, por edhe vlerësoi gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në festival. Moderatori zbuloi ekskluzivisht për programin edhe një surprizë që na pret në mbrëmjen e tretë.

Nesër mbrëma artistët internacionalë do të prezantojnë së bashku me ne artistët shqiptarë. Dhe në fund do të ketë një surprizë prej tyre, kanë kënduar shqip në mënyrën më fantastike të mundshme.
© Panoramaplus.al
