Kantautori, showmen-i dhe producenti i “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea, solli edhe në këtë edicion të 20-të, një spektakël gjigand ku të gjithë shijuam disa orë me muzikë të bukur dhe spektakël të vërtetë.

Por siç shumica mund ta dinë, në këto sipërmarrje, Arditi ka në krah një njeri që e ndihmon për çdo gjë dhe ajo është bashkëshortja e tij Anila.
Pas përfundimit të finales së festivalit “Kënga Magjike”, Arditi bëri disa foto si kujtim me Anilën dhe vajzën e tij Annën, e cila nga viti në vit rritet dhe bëhet më bukuroshe.

Arditi ka gjithë të drejtën të ndjehet krenar për produksionet e bukura që sjell, si një njeri që ka shkruar një histori suksesi në muzikën shiqptare dhe në spektakle. Bravo Arditi!
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
