Ndonëse “Big Brother VIP” ka mbaruar, hatërmbetjet dhe ironizimet mes ish-banorëve vazhdojnë. Dhe dy prej tyre janë Fifi dhe Ardit Çuni që kanë rikthyer edhe një herë sherrin që ndodhi mes tyre në Post “Big Brother VIP”. Së fundmi, këngëtari ka bërë disa deklarata të forta për Fifin, duke e quajtur hipokrite dhe prepotente.

Ai tha se me Fifin nuk ka ruajtur kontakte teksa cilësoi si shoqe të mira Sheilën, Arjolën, Palomën dhe Big Mamën.
“Ajo që nuk kuptoj është fakti i propotencës së madhe që ka Fifi si personazh dhe jam munduar shumë ta kursej brenda në shtëpi. Jo vetëm unë por edhe personazhe të tjera, si Arjola, Iliri etj. Jemi munduar ta kursejmë duke qenë se e njohim nga jashtë dhe për të mbajtur një lloj marrëdhënie korrekte. Por kur ti me mormirënjohjen më të madhe kthehesh dhe më hedh poshtë gjërat që kam bërë për ty, me hipokrizinë më të madhe më ofendon në studio, unë duhet të përgjigjem.”-tha ai në një intervistë për “Wake Up”.
Arditi u shpreh se të bërit hipokrizi kishte të bënte me faktin që të kërkoje shumë vëmendje apo të bëje skena të ndryshme dhe këtë e lidhi me Fifin për shkak edhe të situatës së krijuar në Post “Big Brother VIP” kur artistja u largua nga studio pas diskutimit. I pyetur se cilin nga banorët do ta dallonte për hipokrizinë më të madhe gjatë “Big Brother VIP”, Arditi tha:
“Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë. Do të thoja Fifi. Fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin. Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë. E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin. Më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë. Unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem.”
Më tej, këngëtari ka folur edhe për Beatrix. Ai zbuloi se ka biseduar me të në festën private të “Big Brother” dhe se këngëtarja i ka thënë se është mirë. Megjithatë, shtoi se është përdorur për lojë nga Donaldi.
“E kam kontaktuar në disa momente për t’i dhënë pak dashuri dhe respek sepse i mungonte së fundmi dhe e pamë shumë mirë të gjithë publikisht. E kam telefonuar edhe mamin e Trixës para dy ditësh për ta pyetur për Trixën. Doli fjala ime dhe më vjen keq sepse nuk doja të dilte. Beatrix u përdor dhe më vjen keq sepse është shumë e mirë dhe kishte ndjenja të sinqerta.”-tha ai referuar lidhjes së saj me Donaldin.
© Panoramaplus.al

