28 Shkurt, 2022

Ardian Bujupi rikthehet në krahët e ‘Juliet-ës” së tij? Ja detaji që ngriti dyshime


Ardian Bujupi dhe Sabrine Khan si duket janë rikthyer sërish së bashku.


Kohët e fundit, këngëtari së bashku me Sabrine kanë filluar të postojnë sërish foto dhe video të njëjta në Instagram e Tik-Tok.

Kjo ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të cilët kanë nisur të aludojnë lidhur me raportin mes dyshes.


Mirëpo, në njërin koment Sabrine shkruan: “Jemi shokë, pse mendoni se jemi në një lidhje?”.


Në mediat rozë lidhur me romancën e tyre të dashurisë është komentuar që në vitin 2020, kur Sabrine u shfaq si modelja kryesore në videoklipin e këngës “Modela’, të artistit shqiptar.

Pas përfundimit të xhirimeve të këngës ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk dukeshin shumë bukur bashkë.

Madje, edhe gjatë kohës së izolimit nga Covid-19 dukej se ata bashkëjetonin, pasi publikuan një foto ku shiheshin në dhomën e gjumit.

Por, mas disa kohësh raporti i tyre pati një krisje dhe ende nuk dihet çfarë raporti ruajnë mes tyre.

 

© Panoramaplus.al