17 Korrik, 2023

Ardian Bujupi i jep fund beqarisë? Këngëtari kurorëzon dashurinë në një ceremoni private me vajzën nga Kosova (Detajet)


Këngëtari i njohur Ardian Bujupi është një ndër artistët më të pëlqyer të estradës shqiptare. 

Artisti ka korrur suksese të një pas njëshme edhe përtej kufijve shqiptar, por përsa i përket jetës së tij private, Ardiani e ka ruajtur gjithmonë në mënyrë hermetike duke e mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Disa kohë në parë u zbulua se Bujupi është në një romancë me një vajzë shqiptare nga Kosova, madje thuhej se çifti kishin menduar të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë dhe kështu paska ndodhur.

Burimet për “AfterParty’ bëjnë me dije se këngëtari e ka celebruar lidhjen e tij me një dasmë private në Gjermani.

Celebrimi ka ndodhur në prani të rrethit të ngushtë familjar të çiftit dhe deri më tani ata kanë zgjdhur ta mbajnë të fshehtë këtë gjë, duke mos zbuluar më shumë detaje.

© Panoramaplus.al