Intervista e CR7 ka bërë “boom” të madh në media.
Me deklaratën e tij të fundit ai befasoi të gjithë, ylli portugez tregoi sesi po ndihet i tradhtuar nga skuadra e Man United.

Duke filluar nga trajneri si dhe 2-3 persona të tjerë, për këtë deklaratë të tij, reagoi edhe këngëtari kosovar Ardian Bujupi.

Ai shkruajti se ky është një shembull konkret se pse nuk duhet të ktheheni tek ish-i, kjo pasi Ronaldo ishte larguar në vitin 2009 nga Man United dhe ishte rikthyer 2021. “Kjo është arsyeja pse kurrë nuk duhet të ktheheni tek ish-i juaj”, shkroi ai.

Ai dikur postonte pafund me Sabrine Khan me të cilën është përfolur për një lidhje, tanimë ajo nuk duket askund, dyshja prej kohësh nuk janë shoqëruar më bashkë. Madje, këngëtari e merrte balerinën dhe modelen edhe në skenë nëpër koncerte apo performanca.

Mirëpo, duket se diçka ka ndodhur mes tyre.


