25 Janar, 2019

Ardi Asllani i bën komplimente moderatores italiane, por ka një vërejtje për prezantueset shqiptare (FOTO)


Mbrëmë ka nisur puntata e parë e emisionit të famshëm italian “Isola dei famosi”. Moderatoja e njohur Alessia Marcuzzi është ajo që do të moderojë këtë sezon të programit.

Marcuzzi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e “Versaçes” që mbante veshur mbrëmë.

Fustani i Alessias ishte i zi, i shkurtër me një rrip të madh në bel dhe me disa kapëse në fund të saj. Këto detaje nuk i kanë shpëtuar as stilistit të njohur shqiptar, Ardi Asllani.

“Çfarë elegance! Po ne pse vishemi kaq keq në prime time?”, ka shkruar Ardi në një postim në “Instastory”, duke publikuar foton e moderatores italiane.

Në një mënyrë indirekte ai ka sulmuar kështu prezantueset shqiptare që drejtojnë emisione të mëdha në oraret kryesore të ditës.  Sipas tij ato nuk vishen mirë. Po ju jeni dakord me mendimin e stilistit të njohur?

Panorama Plus

© Panoramaplus.al