Gjatë mbrëmjes së djeshme, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Arbër Hajdari ka folur më gjatë lidhur me eksperiencën e tij si opinisonist në “Big Brother Vip”.

Ndryshe nga herët e tjera, atij i është dashur tu përgjigjet të gjitha pyetjeve të “Google” që ndjekësit e rregullt i bënin.

Sigurisht, që pyetja më e shpeshtë ishte:”Sa e kishe rrogën si opinist në ‘BBV’?
“Në Big Brother nuk jam paguar sepse e kam bërë për qejf atë eksperiencë, jo për lekë. Kurse rrogë mujore unë marr 700 euro”- është shprehur Arbri.
Ndërkaq, njëra nga moderatoret e programit, Dalina Buzi ka bërë një batutë pas përgjigjes së tij duke u shprehur se do t’i paguajë kafen meqë paska nja rrogë të tillë.
Por, sërish Arbri ka ngulur këmbë se paguhet vetëm 700 euro dhe ai del më së miri me to.
© Panoramaplus.al

