20 Qershor, 2022

Arbenita Ismajli ironizon dy këngëtaret nga Kosova: Nëse do e kishte thënë Fero do ishte bërë nami


Dy këngëtaret e njohura nga Kosova Remzie Osmani dhe Mihrije Braha janë bërë së fundmi target i videove humoristike dhe memeve në rrjetet sociale. E mes tyre, nuk ka munguar një video ironizuese as nga modelja e njohur, partnerja e Feros, Arbenita Ismajli.

Para pak ditësh, Mihrija fejoi djalin e saj, mirëpo e pyetur nëse ishte e ftuar në festë Remzia tha në një intervistë: “Mihrija e ka fejuar djalin dhe nuk më ka ftuar. Se po të më kishte ftuar do kisha shkuar. Shpresoj që në dasmë do më ftojë sepse e kam thirrë për djalin tim.”

Kaq mjaftoi dhe deklarata e saj është kudo në TikTok. Në një video të realizuar së fundmi, modelja ka përdorur këtë ‘sound’ duke shkruar: “Hajde në Kosovë se kemi përparuar shumë. Në Kosovë gjithashtu.”, e pas kësaj deklarate ka mbajtur kokën me duar.

Në këtë mënyrë, Arbenita ka ironizuar këngëtaret e këtë traditë të shoqërisë shqiptare. Ndërkohë dikush i ka shkruar asaj mos të tallet me artistet, e Arbenita ia kthen se nëse diçka të tillë do e kishte thënë Fero ‘do ishte bërë nami’.

 

@arbenitaismKur mthot nana pse srri kurr me mysafir. Because I can’t take these kind of conversations?♬ original sound – Big Brother Vip Albania

© Panoramaplus.al