Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën e mediave rozë. Kjo për faktin se çifti po kalon sërish një krizënë marrëdhënien e tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur burimet për “Prive”, të cilët shprehen se dyshja janë ndarë dhe kjo krizë mes tyre ka ndodhur prej disa javësh tashmë. Madje dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Dhe pse nuk dihen arsyet që dërguan çiftin në prishjen e marrëdhënies së tyre, kjo nuk është hera e parë që ata pësojnë ulje-ngritje në lidhjen e tyre. Kjo gjë vihej re nga deklaratat e dyshes nëpër rrjetet e tyte sociale, ku nuk mungonin thumbimet për njëri-tjetrin.
Dhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ish-çiftit, fansave nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presin.
Kujtojmë se këngëtari dhe modelja janë prindër të nja vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina. Dyshja u martuan në fshehtësi me një ceremoni të vogël gjatë kohës që modelja ishte shtatzënë.


