Një ditë më parë, reperi Fero i habiti të gjithë teksa bëri një postim që thoshte se ishte beqar. “U zgjova këtë mëngjes dhe përshëndetje vajza nga sot e tutje jam beqar!”, shkruante ai në “Instastory”.

Më pas modelja seksi Arbenita Ismajli publikoi foton e një emoji duke qeshur me lot. Ky postim i modeles na bëri të dyshojmë se Fero thjesht po provokonte ndjekësit e tij të shumtë.

Ndërkohë ditën e sotme, Fero dhe Arbenita, zbuluan të vërtetën e lidhjes së tyre. Modelja ka publikuar një deklaratë në lidhje me gjithë situatën e krijuar për të thënë: “E hëngrët keq!”.

Ajo ka treguar se jo vetëm që nuk është ndarë nga Fero, por marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer.

“Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë kur ti ecën mirë dhe ke një marrëdhënie të shkëlqyer. E hëngrët keq! Përpjekje e bukur të gjithë ata djem dhe vajza që na shkruan në DM”, shkruan Arbenita në postimin e saj në “Instasory”.

Më pas këtë postim e ka publikuar edhe Fero, duke hedhur poshtë fjalët se ata janë ndarë.
© Panoramaplus.al
