Arbër Hajdari feston ditën e sotme ditëlindjen. Ka qenë moderatorja e Big Brother, ajo që e ka uruar me një kolazh fotosh nga pjesëmarrja e tij si opinionist në këtë edicion të parë të Big Brother.

Por më shumë sesa urimi dhe fotot, ajo që ngjalli kureshtje, ishte shkrimi se tek postimi i fundit do të zbulohej dhe kush ishin opinionistët vitin e ardhshëm në edicionin e dytë të spektaklit. Jemi të bindur që të gjithë e kanë çuar me shpejtësi për të parë se për çfarë bëhej fjalë. Në videon e publikuar shihej Eduart Grishaj dhe Sara Hoxha, që mesa duket kanë komentuar me batuta Big Brother.

Sipas Arbanës, regjisori do jetë opinionist. Natyrisht që gjithçka është në kuadrin e shakasë, pasi do të duhet të shohim njëherë finale e Big Brother, për të mësuar përgatitjet e edicionit të dytë, që do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv.
© Panoramaplus.al
