20 Maj, 2019

Arbana Osmani trishton fansat: Ditët e fundit në Top, e lodhur por…


Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj të shumtë, teksa ka lajmëruar se këto janë ditë e fundit në televizionin “Top Channel”.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto të saj ku bashkëngjitur me të shkruan: “Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur”.

 

View this post on Instagram

 

Ditet e fundit ne Top, tired but happy.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on


Të trishtuar nga ky status, fansat nuk kanë ngurruar që ta pyesin nëse do të rikthehet sërish. E moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” u përgjigjet: “Patjetër”.

“Ku do ikësh?”, e pyet një tjetër ndjekës, të cilit Arbana i përgjigjet: “Me pushime”.

Pas këtyre sqarimeve nga ana e Arbanës, ndjekësit shprehen të kënaqur që ajo do të qëndrojë te “Top Channel”. “Na trembe!!! Pushime të mbushura [plot me dashur dhe shumë shëndet bashkë me Jonin”, i shkruan një tjetër fans.

© Panoramaplus.al