Arbana Osmani ka treguar sot për herë të parë se Bora Zemani ka tentuar t’i fusë byrzylyqe fshehurazi Donaldit kur ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se pas daljes, Semit tha se Donaldi ka pritur një shenjë nga Bora dhe produksioni nuk e ka lejuar moderatoren. “Donaldi i dërgoi varësen asaj për përvjetor. Por, ai asnjëherë nuk mori një sinjal nga ajo. Në fakt ajo ia kishte dërguar, por që atij kurrë nuk i arritën”, tha Semi asokohe. Edhe Donaldi kur u pyet rreth kësaj gjëje tha se priste një shenjë nga Bora por nuk e mori asnjëherë.
Kjo bëri që ndaj produksionit të drejtoheshin akuza se nuk ka lejuar Borën t’i japë shenja Donaldit në mënyrë që të krijonin një lidhjes mes tij dhe Beatrix për audiencë. Sot në “Post Big Brother VIP”, Arbana tha se Bora nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmë nga produksioni por ka tentuar ta bëjë këtë gjë fshehurazi.
“Ti në studio kur ke ardhur pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP” ke thënë se Bora ka dashur t’i fusë gjëra Donaldit dhe nuk i është lejuar dhe kjo është një gjë kundër rregullave. Bora në snjë moment nuk ka ardhur në produksion dhe të na thotë se do t’i thojë diçka Donaldit. Bora ka dashur t’i fusë gjëra fshehurazi Donaldit, gjë që nuk lejohet në këtë pruduksion. Ka dashur t’i fusë byrzylyqe fshehurazi. Dhe ka pretenduar që produksioni t’i tregojë Donaldit për mbështetjen që ajo po i jep jashtë.”- i tha Arbana Semit.
Nga ana tjetër, Semi mohoi që Bora të ketë tentuar të bëjë diçka fshehurazi duke thënë se nuk ka dijeni për këtë gjë.
“Nuk ka qenë theksi te moslejimi por te fakti që ai ka pritur një sinjal. Bora ka tentuar për t’i treguar Donaldit që kishte rëndësi për të në atë moment, por kjo është kundër rregullave. Unë nuk e di që Bora ka dashur t’i fusë gjëra fshehurazi.”
Vetë Bora nuk ka reaguar asnjëherë rreth kësaj çështje. I vemti reagim i moderatores pas lidhjes së Donaldit me Beatrix ka qenë një status në Instagram kur u kërkoi njerëzve të mos e sulmonin Donaldin duke shkruar se të gjithë bëjnë gabime.
© Panoramaplus.al

