21 Shkurt, 2022

Arbana Osmani mohon “kunjat” për Donaldin: I jemi falenderues


Arbana Osmani ka mohuar lajmet se Lori Hoxha dhe Eduart Grishaj kanë ironizuar Donaldin.

Përmes një statusi të gjatë në Instastory Arbana i konsideron “me qëllim të keq dhe për klikime” interpretimet e mediave dhe mohon se ndonjë nga produksioni ka hedhur “kunja” për Donaldin.

Madje ajo shkruan se i janë falenderues çdo konkurrenti, aq më pak Donaldit që sipas saj kaq dhuruar aq shumë emocione.

Kujtojmë se ky reagim i moderatores vjen pasi një status i producentes Lori Hoxha i postuar sot në Instagram u interpretua si kunjë për Donaldin. Ajo ka postuar ditën e sotme në Instagram disa foto nga prapaskenat e realit-showt duke shkruar se nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike nuk duhet të pyesni për ndenjësen por thjesht të hipni.

Po ashtu, edhe Eduart Grishaj u shpreh sot në një intervistë se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen. Deklaratë e cila po ashtu u interpretua për Donaldin.

© Panoramaplus.al