1 Mars, 2022

Arbana Osmani me shapka 800 euroshe në Maldives


Arbana Osmani ndodhet së fundmi me pushime në Maldives së bashku me familjen. Ajo ka postuar foto të shumta në rrjetet sociale kur mes të tjerash ka marrë vëmendje një palë shapka që ajo ka veshur, të Pradës.

Shapkat janë pjesë e koleksionit të ri të Pradas dhe kushtojnë 842 dollarë. Një çmim goxha i lartë, por që sigurisht justifikohet nga marka. Si duket Arbana ka vendosur ta marrë veten “me të mira” pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Kjo nuk është hera e parë që Arbana tërheq vëmendje me çmimet marramendëse të veshjeve. Në finalen e “Big Brother VIP” ajo kishte vendosur një varse që kushtonte plot 200 mijë euro.

© Panoramaplus.al