Moderatorja Arbana Osmani ka konfirmuar lajmin se do të jetë ajo prezantuesja e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Në një postim në rrjetet sociale, Arbana shkruan se me Bojken Lakon, Shpëtim Saraçin, Eraldo Rexhon dhe partnerin e saj Eduartin, “prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, më pranë njerëzve”.
“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.

Në Kinema para disa ditësh premiera e filmit me regji të Eduart Grishaj dhe nuk munguan personalitete, çifti morën përkrahje të madhe për rrugëtimin e filmit.

Nuk mungoi edhe puthja para fillimit të filmit, për një fillim të mbarë.

Arbana Osmani në Instagram postoi një foto me partnerin e saj ku i dedikon disa fjalë të ndjera.
Moderatorja ka kujtuar ndjekësit e saj në Intagram një ndër momentet më të bukura në “Big Brother VIP”.

Moderatorja duket se është bërë nostalgjike teksa publikoi një video gjatë spektaklit ku ajo thërret banorët: Yjeee mirëmbrëma! Krahas postimit Arbana shkruan se e ka marrë malli dhe lajmëron se së shpejti do të nisë dhe spektakli.“Sikur filloi të na marrë malli”- shkroi ajo.
© Panoramaplus.al
