Finalja e Big Brother ka nisur me një surprizë. Këtë herë lajmin e madh e ka dhënë Arbana, e cila ka befasuar jo pak publikun. Moderatorja u shpreh se ishte shtatzanë në nisje të këtij edicioni.

Kaq ka mjaftuar që skena të shpërthejë në duartrokitje. Moderatorja nuk e ka fshehur dot lumturinë, teksa është përlotur teksa ka dhënë lajmin e madh.
Vetëm pak ditë më parë, Panorama Plus raportoi dyshimet se moderatorja ishte shtatzanë për herë të tretë, por gjithçka mbeti në kuadër të një dyshimi, derisa vetë Arbana e konfirmoi mbrëmjen e sotme.
© Panoramaplus.al

