Vetëm dy ditë përpara regjizori Eduart Grishaj kishte premierën e filmit të tij “Gjyshja”. Përpara të gjithëve ai shprehu respektin dhe dashurinë që ka për partneren e tij duke thënë se e kishte frymëzim.

Po me djalin e Arbanës si i ka marrëdhëniet Eduarti? Ai ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5” ku ndër të tjera është pyetur edhe për marrëdhënien që ai ka me djalin e Arbanës, Jonin. Regjizori pohoi se marrëdhëniet me Jonin janë shumë të mira dhe tha me humor se fotot e librit të Arbanës do t’ja kalojë djalit të saj sepse nuk i reziston dot gatimeve.

“Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin të merret me fotot e gatimeve të Arbanës se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot”, u shpreh Eduarti.




