14 Korrik, 2021

“Aq e pangopur jam me ty…”- E veshur me vello, Rezarta Shkurta i shpreh dashurinë Ermal Hoxhës: T’i dua aq shumë ato …


Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha celebruan dashurinë e tyre në martesë dy ditë më parë.

Këngëtarja veshi fustanin e nusërisë pas 17 vitesh në krah të ish-nipit të diktatorit, Enver Hoxha.

Dhe Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit foto nga ceremonia, me vello në kokë.

Ajo pozoi e lumtur krah bashkëshortit të saj dhe i dedikoi fjalë të ëmbla dashurie.

“Ma kujtojnë të afërmit se sa vite jemi së bashku, sepse mua me duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty…

Ti dua aq shumë dhe ato 3 thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po të bien dhe ti i ke aq problem! Unë të dua…

Të dua dhe kur me nevrikos…Edhe ankohesh për vonesat e mia.. Të dua për babin që je me princëshën e shtëpisë tonë…”- shkroi biznesmenja.

Çifti, prindër të një vajze, u martuan më 12 korrik dhe ceremoninë e zhvilluan në një jaht luksoz në det.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al