
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, është akuzuar së fundmi nga ndjekësit e saj për ndërhyrje kirurgjikale.
Ajo hapi një ‘ask me a question’ në profilin e saj në rrjetin social, ku pjesa më e madhe e pyetjeve që iu drejtuan, kishin të bënin me ndryshimin në pamjen e saj.
Fillimisht një ndjekës pyet: “Pse kohëve të fundit po e tregon kaq shumë gjoksin?”, ndërsa Sindi në përgjigjen e saj e ka lidhur pyetjen e ndjekësit me veshjen. Ajo shkruan: “Kjo video ka një vit e gjysëm, kurrë nuk kam qenë fanatike te pjesa e veshjes. Nuk të bën veshja njeri dhe nuk tregon asgjë për karakterin tënd.”

Më tej një tjetër ndjekës ka vendosur ta pyesë hapur ish-konkurrenten e “Për’puthen”, nëse ka bërë ndërhyrje në gjoks. Sindi e mohoi duke shtuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në trup.
“Jo! Nëse do e kisha bërë do të thoja, po e kam bërë se ska asgjë të keq! Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje se nuk jam tipi që dua të ndryshojë me plastikë dhe nuk e ndjej të nevojshme! Nga 40 kile rob kam shku 48 kaq!”, shkruan Sindi.

Sindi shkaktoi bujë në mediat sociale me hyrjen në programin e dashurisë pasi pranoi se i ishte përkushtuar shkollës dhe nuk kishte pasur kohë për një lidhje stabël, ndaj ishte e virgjër. Gjë që shkaktoi debate dhe qëndrime të ndryshme. Sindi doli vetëm nga emocioni i dashurisë pa u përputhur dhe që atëherë ish-konkurrentja është ngacmuar vazhdimisht rreth kësaj teme.
Sindi ka realizuar kohë më parë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku një ndër ta e ka pyetur nëse vazhdon të jetë e virgjër.
“Kjo pyetje e përsëritur! Më falni, t’iu pyes dhe unë: a duhet të jap llogari për këtë pjesë? Për çfarë iu intereson a jam, a s’jam? Pse iu ka ngelur kaq shumë peng kjo virgjëria? Kaq mit është bërë ditët e sotme? Puthje”, -është përgjigjur Sindi duke mos dhënë përgjigje konkrete.

Pak muaj pas largimit nga ‘Për’puthen’ zbuloi se ka nisur një lidhje por nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e të dashurit.
© Panoramaplus.al
