5 Shtator, 2019

Anxhela Peristeri publikon këngën e re ku shfaqet si nuse, zbulohet kush është “dhëndri” (FOTO)


Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri i befasoi të gjithë teksa publikoi një fotografi ku shfaqej e veshur me fustan të bardhë.

E teksa të gjithë menduan se ajo po martohej, më pas bëri një tjetër postim ku krahas fotos zbulonte titullin e këngës “Shpirt i bukur” dhe tregonte se do e publikonte shumë shpejt.

Dhe ja ku erdhi kënga e shumëpritur ku Anxhela shfaqet e veshur si nuse dhe duket shumë elegante dhe seksi me këtë look.

“Shpirt i bukur” është kompozuar nga Stine, i cili është edhe dhëndri në klip.

© Panoramaplus.al