24 Tetor, 2022

Antonela Berisha e thotë troç: Mashkullin e dua bos, të më plotësojë kushtet!


Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, Antonela Berisha i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj së fundmi.

Në rubrikën ‘Trotuar’ u diskutua tema në lidhje për paratë dhe ish- banorja e “BBVIP” ishte një ndër të ftuarit në studio.

Gjatë diskutimit, Antonela tregoi ‘kërkesat’ e saj dhe theksoi se mashkulli që do të ketë në krahë duhet të jetë i pasur.

“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”– u shpreh ajo.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Antonela ishte e ftuar në ‘Wake Up’ ku u pyet se me cilët prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” ka ruajtur raporte të mira dhe ajo përmendi vetëm Beatrix Ramosaj, Sarah Berishën dhe Dj Pm. Monika? Askund, duke lënë të nënkuptphej se raporti mes dy mikeshave ishte krisur.

“Është si ajo puna e Maturës kur thua do takohemi dhe nuk takohesh më kurrë. Kam patur raport me Sarën, Pm, Beatrix. Edhe takohemi. Të gjithë jemi me angazhime por më kanë mbështetur të gjithë banorët në biznesin tim.

Kur hyra në Big Brother u frikësuan të gjithë. Beatrix më ka thënë: “Të shikoja në Për’puthen dhe thoja që kjo do i rrahë të gjithë”. U frikësuan se unë jam tip ngacmues. Unë ngacmoj që mos të më ngacmojnë.”-u shpreh Antonela.

Ajo dhe Monika pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ i forcuan shumë raportet dhe janë shfaqur shpesh bashkë në rrjetet sociale. Madje një video e tyre e postuar disa kohë më parë bëri xhiron e rrjetit. Në videon në fjalë ato dukeshin ‘të shqetësuara’ për faktin nëse lajmi i dasmës së Ilir Shaqiri ishte i vërtetë apo jo. Duke bërë ironi dhe batuta me njëra-tjetrën dhe pse nuk përmendin ndonjë emër, ishte vetë Antonela ajo e cila e la të nënkuptohej teksa e quan balerinin “Gjino”.

© Panoramaplus.al