Anna Kournikova është shtatzënë. Ylli i tenisit raportohet se po sjell në jetë fëmijën e tretë me Enrique Iglesias.

Lajmi për shtatzëninë e saj vjen dy vite pasi Anna solli lindi binjakët, Lucy dhe Nicholas.
Nuk dihet ende sa muajshe shtatzënë është 38-vjeçarja,
Çifti nuk ka komentuar në lidhje me lajmin. Thashethemet u ngritën pas Anna dhe Enrique u fotografua nga Spain’s Hola! në një varkë në Miami dhe u vu re barku i saj i rrumbullakosur.
Nuk është surprizë që ata po e mbajnë të fshehtë shtatzënie pasi çifti nuk zbuloi se do bëheshin prindër deri disa ditë pasi binjakët lindën.

Këngëtari pranoi se ardhja në jetë e binjakëve zhvilloi tek ai një ndjenjë të re përgjegjshmërie.
“Është një nga ndjenjat më të mira në botë. Jam më i përgjegjshëm, ngas ngadalë dhe mendoj për gjërat disa herë para se ti bëj,”– tha ai.
Çifti u lidhën në vitin 2001 pasi u takuan gjatë xhirimeve të videoklipit të tij muzikor Escape.
Enrique e ka mbajtur jetën e tij personale, përfshirë edhe marrëdhënien e tij me Anna, jashtë vëmendjes së medias për shumë vite dhe foto e video të rralla me fëmijët e tij në Instagram.


