5 Nëntor, 2018

Anjeza Shahini në pritje të ëmbël, publikon foton me barkun e rrumbullakosur


Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini do bëhet nënë për herë të parë. Këtë lajm të bukur e ka zbuluar vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Anjëza tregon se mungesa e saj në rrjetet sociale është pikërisht fakti se është në pritje të ëmbël dhe se ka qenë duke u kujdesur për veten në muajt e parë të shtatzënisë.

Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet në shkallët e pishinës dhe bashkëngjitur me të shkruan: “A duket barku im i madh me këtë veshjes? Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar”.

Ndërkohë kujtojmë se pas martesës me diplomatin Paul Edward Conolly, Anjeza u shpërngul drejt Anglisë dhe u largua nga skena shqiptare.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al