Aktorja e njohur Angelina Jolie disa vite më parë është divorcuar nga bashkëshorti i saj Brad Pitt.

Pas ndarjes nga babai i fëmijëve të saj, ajo nuk ka pasur ndonjë mashkull tjetër në jetën e saj.
Mirëpo sipas një burimi për ‘Life and Style’ së fundmi Jolie së bashku me dy fëmijët është zhvendosur që të jetojë në New York, ndërsa po kërkon një apartament në Manhattan që të jetë sa më afër kompanisë së saj të modës “Atelier Jolie”.
“Angelina planifikon të ndajë kohën e saj mes Los Angeles dhe NYC. Ajo është e emocionuar që ndodhet në një nga qytetet më të mëdha të botës.”- tha burimi.
Sipas burimit pas ndarjes nga Pitt aktorja është gati të rigjejë dashurinë, por kushti i saj që partneri duhet të ketë me patjetër është që ai të jetë interesant dhe i apasionuar.

Kujtojmë që ish-çifti i dha fund martesës në vitin 2016, ndërsa disa herë ata kanë pasur konflikte me njëri-trjetrin ku shkak u bë ‘lufta’ për kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe kantina e verës franceze që dyshja e kishin blerë së bashku.


