Një pronë në Manhattan, dikur në pronësi të Andy Warhol dhe ku Jean-Michel Basquiat jetoni dhe punoi gjatë pesë viteve të fundit të jetës së tij është marrë nën kontroll nga aktorja e njohur Angelina Jolie.

Ylli i hollywood-it do të marrë me qira këtë banesë dhe do ta përdorë për biznesin e saj ‘Atelier Jolie’ për 8 vite rradhazi.
Prona ishte hedhur më parë në treg nga Meridian Capital Group për një shumë rreth 60,000 dollarë në muaj, por ende mbetet e paqartë nëse kjo është shuma që do të paguajë Jolie.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se marka e saj do të kishte një adresë ikonike në lagjen NoHo të Manhattan-57 Great Jones Street.
“Po ndërtoj një vend për njerëzit kreativë duke bashkëp[unuar me një familje të aftë dhe të larmishme rrobaqepësish dhe ekspertësh, krijues modelesh dhe artizanësh nga e gjithë bota”, shkroi Jolie në faqen e markës”, ka shkruar Angjelina në faqen e saj të Instagramit.
Teksa vazhdoi: “Një vend për t’u argëtuar, për të krijuar dizajnet tuaja dhe për të zbuluar veten. Ne do të përdorim vetëm materiale të mbetura, cilësore të cilësisë së mirë dhe mbetje. Ju do të jeni në gjendje të riparoni ose ricikloni pjesë nga dollapi juaj që dëshironi të bëni të reja ato duke krijuar veshje cilësore”.

Marrëveshja për pronën u konfirmua nga John Roesch dhe Garrett Kelly, të dy këta drejtorë në agjencinë e pasurive të paluajtshme Meridian Capital Group, sipas Art News.
Hapësira e brendshme e kësaj prone është rreth 6,600 metra katrorë dhe është tre katesh.

© Panoramaplus.al

