Modelja e njohur Angela Martini është e vetëdijshme se rrjetet sociale dëmtojnë shëndetin mendor.

Por pavarësisht kësaj, ajo nuk reziston dot pa publikuar foto të saj, që si zakonisht shfaqet mjaft seksi.
Kësaj here modelja shqiptare ka pozuar përpara një pasqyre, ku është e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë zi të mbushur me yje, si dhe me një palë çizme të gjata.

“Mediat sociale të dëmtojnë shëndetin mendor”, shkruan Martini krahas fotos. Menjëherë ajo ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra like.

Mikesha e saj, këngëtarja e njohur Bleona Qereti, e cila ka qenë edhe dëshmitarja e vetme në dasmën me miliarderin rus, bie dakord me të se rrjetet sociale janë të dëmshme për shëndetin mendor.
Por Bleona mendon gjithashtu se do të ishte mëkat nëse nuk do e kishte publikuar këtë foto.

“Po, është e vërtetë. Por do të ishte një mëkat nëse nuk do e kishe publikuar këtë foto. Je kaq e bukur”, komenton Bleona.



Panorama Plus
© Panoramaplus.al
