Bashkëshorti i Angela Martinit ka festuar më 12 tetor ditëlindjen. Por vetëm sot, Angela ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” pamje nga dita e festës së biznesmenit rumun Dragos Savulescu.

Ky i fundit është surprizuar nga Angela, e cila ka menduar për çdo detaj të festës. Në postimin e saj, modelja shqiptare ka zbuluar të gjithë festën e madhe që kishte organizuar për Dragos, ku shfaqet në një ambient shumë të këndshëm i dekoruar me tullumbace të zinj dhe gri.

Gjithashtu nga fotografitë duket se ata kanë festuar në shoqërinë e miqve të afërmve të tyre. Ndërkohë ajo që bie më shumë në sy është torta e veçantë e Angelës për bashkëshortin.

Torta është e ndërtuar me tre kate dhe është e rrethuar nga fotografi të jetës së Savulescu, që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
