21 Korrik, 2022

Andi Shehi jep lajmin e trishtë, ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ humb personin e shtrenjtë: Më thoje gjithmonë se…


Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Andi Shehi ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai tregoi se ka humbur gjyshin e tij.

Mes dhimbjes së madhe Andi ka treguar një këshillë që gjyshi ia thoshte gjithmonë: “Një mik i mirë duket në ditë të vështira”.

Dhe mesa duket, ish-konkurrenti i “Për’puthen” e ka zbuluar në varrimin e gjyshit se kush është një mik i mirë duke iu gjendur pranë në këto momente të trishta për të.

“Gjyshi gjithmonë më ka thënë se shoku i mirë duket në ditë të vështirë! Sot, në varrimin e tij, e kuptova për çfarë e kishte fjalën. Faleminderit atyre që mu gjenden pranë…

Pusho në paqe”, shkroi Andi në postimin e tij në “Instastory”.

© Panoramaplus.al