12 Tetor, 2018

Andi Lila baba për herë të dytë, publikon foton me familjen


Andi Lila është një nga lojtarët më të rëndësishëm në Kombëtare dhe këtë ai e tregon me paraqitjet që bën në çdo ndeshje që thirret nga trajneri Panuçi.

Por duket se së fundmi ka dalë një problem nëse mund të cilësohet kështu. Mund të jetë një problem për Kombëtaren, por një lajm shumë i mirë për lojtarin.

Lila është bërë baba për herë të dytë, pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një vajzë që ja vendosën emrin Axa.

Lojtari ka udhëtuar dje drejt Janinës dhe ndoshta kjo vë në dyshim prezencën e tij në ndeshjen me Izraelin. Normalisht lojtari duhet të kthehet ditën e sotme, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Ndërkohë lojtari i kombëtares kuqezi ka publikuar dy foto në llogarinë e tij të “Instagram”-it.

Tek fotoja e parë shfaqet i biri Ayan pranë disa tullumbaceve ngjyrë rozë si një formë mirëseardhje për motrën, ndërsa në foton tjetër shihet e gjithë familja bashkë.

“E gjithë bota jemi 4. Mirë se vjen në jetë Axa Lila. Faleminderit Zot”, ka shkruar Lila.

© Panoramaplus.al