17 Shtator, 2022

Andi Artani rikthen në vëmendje historinë me Jasmin Kadriun: Ish-i më ka tradhtuar


Ish-konkurrentët, Andi Artani dhe Jasmina Kadriu vendosën të dilnin bashkë nga “Për’puthen”, për të parë se si do të vazhdonte marrëdhënia e tyre jashtë.

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, u mësua se dyshja nuk janë më bashkë dhe thumbat për njëri-tjetrin në rrjete sociale nuk munguan.

Jasmina ishte e para që reagoi nëpërmjet një statusi në InstaStory, ku theksoi faktin që Andi e kishte “tradhtuar”. Ndërsa ky i funit u kundërpërgjigj në atë kohë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Së fundmi një video e Andit duke folur rreth tradhëtisë së një ishi, ka ngritur dyshime në rrjet. Edhe pse nuk ka konfirmuar detaje apo emër, komentet në video janë mbushur me emrin e Jasminës.

 

@andiartani♬ ARCADE X SAJNA SYM – ز.ل

Andi kohë më parë u diskutua për një lidhje të mundshme me këngëtaren Diona Fona, të cilën me vonë e mohoi. Jasmina u përfol disa herë për lidhje  të re, mes tyre dhe Ardian Bujupi por asgjë nuk është konfirmuar.

© Panoramaplus.al