18 Tetor, 2019

Anaidi baba i një vajze: Nuk e dija, e mësova kur u bë 1 vjeçe


I ftuar në emisionin e pasdites të Top Channel, fituesi i ‘Big Brother Albania 6’, Anaid Kaloti ka zbuluar një detaj befasues që nuk dihej më parë në një histori që i ngjan filmave.

Ai është bërë baba i një vajze tashmë 3 vjeçe e gjysmë nga një lidhje e shkurtër teksa për këtë detaj nuk dinte gjë për një vit të plotë.69748868_688762538268511_7468366151350071573_n

33-vjeçari ka zbuluar në intervistë me Bieta Sulon se nëna e vajzës i ka treguar për atësinë e vajzës në ditëlindjen e parë të vogëlushes, shkruan Prive.

Anaidi i njohur për natyrën e tij të një djali çapkën, siç rrëfeu vetë duket të ketë ndryshuar shumë me ardhjen në jetë të vajzës e cila me të ëmën e saj jeton në Itali.

© Panoramaplus.al