19 Qershor, 2021

Ana Kauri flet për takimin e fundit me Rinian Lekën, zbulon se është në një lidhje dashurie


Ana Kauri bëri shumë zhurmë me hyrjen e saj në “Për’puthen”, pasi u konsiderua si një nga vajzat më seksi që kishin marrë pjesë në programin e dashurisë.

ana kauri (5)

Së fundmi, bukuroshja zeshkane ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur për raportin që ka me Rinian Lekën, me të cilin dëshiroi të dilte e përputhur nga programi, por ai nuk pranoi.

ana kauri (7)

Tani që ka mbaruar ‘Për’puthen’ dhe e sheh që çdokush ka luajtur lojën e vet, a kam bërë mirë që nuk i kam dhënë mundësinë dikujt? Unë jam realisht pak dyshuese edhe në jetën time private, por aty duke parë se si funksiononte, kisha dyshimet e mia.

ana kauri (2)

Duke parë pjesën e spektaklit dhe të prapaskenës, nuk isha e qartë, isha shumë konfuze. Kjo më bëri të dilja single dhe të penalizohej edhe Riniani për fat të keq të këtyre eksperiencave që unë kisha.

ana kauri (4)

Nuk isha më e sigurt në vetvete dhe nuk e dija kush luante dhe kush nuk luante dhe prandaj vendosa të dal. Nëse Riniani donte të dilte me mua, shumë mirë mund të kishte ardhur me mua.

ana kauri (8)

Ai donte të shijonte jetën e spektaklit, ose ndoshta vendimi im iu duk i padrejtë dhe vendosi të qëndronte në lojë. E respektoj realisht shumë”,- u shpreh ajo.

ana kauri (7)

Gjatë kohës që ish-konkurrentët po lëvizin në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të takuar fansat që i kanë mbështetur, Ana tha se e ka takuar Rinianin dhe dha mendimin e saj për ish-konkurrentin.

ana kauri (5)

Po jemi takuar dhe i uroj jetë të lumtur. Është një djalë fantastik dhe i uroj më të mirën e botës”,- tha ajo.

ana kauri (6)

Mirëpo, edhe Ana vetë është në një lidhje dashurie dhe ndihet shumë e lumtur.

Është një marrëdhënie e re që ka nisur pas ‘Për’puthen’. Ndihem shumë e lumtur me veten time dhe me partnerin tim. Nuk është figurë publike dhe nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë”,- tha ish-konkurrentja.

ana kauri (4)

Andi Artani pak kohë më parë e cilësoi Anën gjatë një interviste si shumë “fallco” dhe “dinake”.

ana kauri, mevlan shaba, arber aruci (4)

Ana tha se ajo ka qenë e drejtpërdrejtë me të dhe e ka cilësuar që në fillim si dinak dhe shumë të lëkundur, prandaj sipas saj, e vërteta dhemb.

ana kauri 1

Kauri tha gjithashtu se nuk do të jetë ndonjëherë pjesë e botës së muzikës, por preferon që të jetë pjesë e televizionit. Ajo zbuloi se ka marrë disa oferta, por ka pritur atë që i përshtatet më shumë asaj. Si përfundim, Kauri tha se në muajin shtator do ta shohim në televizion, por nuk zbuloi më shumë detaje se kaq.

elvis lushi ana kauri (3)

© Panoramaplus.al