29 Qershor, 2021

Ana Kauri e “Përputhen” tensionon lidhjen e Rinianit me avokaten pas takimeve në turet e rretheve


Ana Kauri, ish-protagonistja e “Për’puthen”, ka rrëfyer detaje të raportit me Rinianin, djali nga Rrësheni, për të cilin pati pëlqim, por nuk u vazhdua më tej.

ana kauri (5)

Ana tregoi se Rinian Lekën e ka takuar gjatë turit të programit së fundmi në disa qytete të Shqipërisë duke ngacmuar kështu situatën, tashmë që ai ka deklaruar lidhjen me avokaten shqiptare në Spanjë, Anisa.

ana kauri (7)

Ana Kauri bëri shumë zhurmë me hyrjen e saj në “Për’puthen”, pasi u konsiderua si një nga vajzat më seksi që kishin marrë pjesë në programin e dashurisë. Në këtë moment që ai shfaqet i lumtur në krah të partneres, Ana foli për raportin që ka me Rinian Lekën, me të cilin dëshiroi të dilte e përputhur nga programi, por ai nuk pranoi.

ana kauri (4)

Tani që ka mbaruar ‘Për’puthen’ dhe e sheh që çdokush ka luajtur lojën e vet, a kam bërë mirë që nuk i kam dhënë mundësinë dikujt? Unë jam realisht pak dyshuese edhe në jetën time private, por aty duke parë se si funksiononte, kisha dyshimet e mia.

ana kauri (2)

Duke parë pjesën e spektaklit dhe të prapaskenës, nuk isha e qartë, isha shumë konfuze. Kjo më bëri të dilja single dhe të penalizohej, edhe Riniani për fat të keq të këtyre eksperiencave që unë kisha. Nuk isha më e sigurt në vetvete dhe nuk e dija kush luante dhe kush nuk luante dhe prandaj vendosa të dal.

ana kauri (3)

Nëse Riniani donte të dilte me mua, shumë mirë mund të kishte ardhur me mua. Ai donte të shijonte jetën e spektaklit, ose ndoshta vendimi im iu duk i padrejtë dhe vendosi të qëndronte në lojë. E respektoj realisht shumë!”,- u shpreh ajo.

ana kauri (8)

Gjatë kohës që ish-konkurrentët po lëvizin në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të takuar fansat që i kanë mbështetur, Ana tha se e ka takuar Rinianin gjatë tureve në rrethe dhe dha mendimin e saj për ish-konkurrentin.

ana kauri (6)

Po, jemi takuar dhe i uroj jetë të lumtur. Është një djalë fantastik dhe i uroj më të mirën e botës!”,- tha ajo. Edhe pse ajo bëri këtë urim dhe deklaroi se edhe vetë është e lidhur, komentuesit shfaqen skeptikë për të vërtetën që gjendet në këtë histori.

ana kauri (7)

“Është një marrëdhënie e re që ka nisur pas ‘Për’puthen’. Ndihem shumë e lumtur me veten time dhe me partnerin tim. Nuk është figurë publike dhe nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë”,- tha ish-konkurrentja.

ana kauri (6)

Por disa ndjekës i janë drejtuar me fjalët e Andi Artanit, i cili pak kohë më parë e cilësoi Anën gjatë një interviste si shumë “false” dhe “dinake”. Ana tha se ajo ka qenë e drejtpërdrejtë me të dhe e ka cilësuar që në fillim si dinak dhe shumë të lëkundur, prandaj sipas saj, e vërteta dhemb.

ana kauri (5)

Kauri tha gjithashtu se nuk do të jetë ndonjëherë pjesë e botës së muzikës, por preferon që të jetë pjesë e televizionit. Ajo zbuloi se ka marrë disa oferta, por ka pritur atë që i përshtatet më shumë asaj.

ana kauri (4)

Si përfundim, Kauri tha se në muajin shtator do ta shohim në televizion, por nuk zbuloi më shumë detaje se kaq. Ndërkohë djali më tërheqës i “Përputhen”, Rinian Leka, kishte paralajmëruar më parë se do ta bënte publike vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën jashtë programit të njohjeve, e cila u bë edhe shkak që ai të dilte nga programi i dashurisë.

ana kauri (2)

Riniani vendosi ta prezantojë më në fund partneren, e cila shihet krah tij dhe bën përshtypje për pamjen dhe elegancën. “Buzëqeshja e saj”, shkroi ish-konkurrenti krahas fotos me avokaten që rrëfeu se e dashuroi me shikim të parë.

ana kauri, mevlan shaba, arber aruci (4)

Riniani etiketoi vajzën, duke zbuluar kështu se quhet Anisa Berliku, është avokate dhe ka studion e saj ligjore në Barcelonë të Spanjës. Me Anisën ai është njohur sa hap e mbyll sytë gjatë një takimi rastësor me miq të përbashkët dhe kaq u desh që ai të niste jetë të re pranë saj në Barcelonë.

ana kauri 1

Për më tepër, ajo është edhe nënë e një vajze, e cila quhet Chloe. Para disa javësh, në rrjet qarkulluan disa foto të Lekës me të dashurën e tij, teksa përqafoheshin në aeroport dhe nuk vonoi shumë dhe iu zbulua identiteti.

fatjon kuqari, ana kauri, arjan konomi (5)

Më pas ishte Ervin Kurti, ai që zbuloi për herë të parë portretin e Anisës, duke publikuar një foto të realizuar gjatë festës së “Për’puthen”. E tashmë që ai e gjeti dashurinë, të gjithë medojnë se në lojë ai hyri vetëm për famë. Gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”, menjëherë ndjekësit e programit nisën të gërmonin për të shkuarën e tij, duke u akuzur shumë për një lidhje jashtë emisionit.

elvis lushi ana kauri (21)

Por në “Për’puthen Prime”, Riniani zbuloi marrëdhënien që kishte me një vajzë ruse, histori tashmë e mbyllur. Për këtë histori reagoi edhe bukuroshja bionde, e cila quhet Marsy. Ajo bëri e fundit një postim në “Instastory”, ku shkruante se ai “është një perlë e rrallë”.

fatjon kuqari, ana kauri, arjan konomi (2)

Gjithashtu, ajo i uroi edhe shumë fat: “Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruante ajo në postim.

elvis lushi ana kauri (3)

Vajza ruse mbante ende në profilin e saj në “Instagram” foto me Rinianin e kjo bëri që ndjekësit e konkurrentit të “Për’puthen” të dyshojnë se ende janë bashkë dhe ai është në programin e njohjeve me vajza me bekimin e saj. 33- vjeçari ka lindur në Rrëshen dhe jeton mes Romës dhe Tiranës.

rinian leka (7)

Ai vendosi të largohej pa zhurmë nga “Për’puthen”, pasi nuk arriti ta gjente partneren mes vajzave konkurrente në program. Gjatë një interviste ai ka treguar se ndihet shumë i lumtur dhe se është shumë i dashuruar.

rinian leka (4)

Një ndër pyetjet pikante që iu drejtuan ishte se çfarë oferte ka marrë pas famës që mori në program. Riniani zbuloi se i janë ofruar shuma marramendëse nga jashtë Shqipërisë për një fëmijë.

rinian leka (8)

Më kanë ardhur dy oferta të njëjta nga Amerika dhe donin një fëmijë nga unë kundrejt një pagese dhe pa marrë përsipër përgjegjësinë për fëmijën. Dhe unë thashë ‘Çfarë dreqin!’. Mund të tregoj dhe mesazhet se i kam bërë ‘screenshoot’, sepse jam habitur. Njëra më ka ofruar 50 mijë dollarë, ndërsa tjetra 70 mijë”,- zbuloi Leka.

rinian leka (1)

Ndër të tjera ai shtoi se kjo është një gjë e “çmendur” dhe pavarësisht se e dëshiron shumë një fëmijë, gjaku i tij nuk ka shifër në botë që mund të blihet.

rinian leka (3)

Riniani zbuloi gjithashtu se dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë një vajze ka qenë 22,000 euro, ndërsa për veten 13,000 euro, ndërkohë që gjithmonë gjendet i rrethuar nga vëmendja e vajzave.

rinian leka (2)

© Panoramaplus.al