Lajmet se këngëtarja Ana Kabashi ka nisur një romancë dashurie së fundmi kanë bërë xhiron e rrjetit.

Sipas disa mediave djali që i ka “rrëmbyer” zemrën ish-banores së “BBVK” është nga Gjakova dhe quhet Ilir Syla.
Mirëpo në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë Ana përmes një postimi në InstaStory.
Këngëtarja i hodhi poshtë të gjitha aludimet se ajo ka nisur një romancë, teksa tregoi se mes tyre nuk ka asgjë.
“Media të dashura: Nuk jamë në një lidhje me askënd. Në momentin që un postoj diçka me dië e shkruaj përshkrimin ‘dashuria e jetës time’, atëherë dijeni që është e vërtetë. Përndryshe asgjë tjetër nuk është e vërtetë. Faleminderit për mirëkuptimin.”- ka shkruar Ana në InstaStory.


