11 Korrik, 2022

Ana Gjinit nuk i del inati, ish-konkurrentja ‘thumbon’ sërish Bruno Shemshon: Zoti më hoqi qafe njerëz që…


Bruno Shemsho dhe Ana Gjini ishin një ndër çiftet më të përfolur në “Për’puthen’.

Pas daljes nga programi romanca mes tyre duket se nuk zgjati shumë dhe thumbimet për njëri-tjetrin nuk kanë munguar në rrjetet sociale.

Ishte Bruno ai i cili nëpërmjet një Live në Instagram konfirmoi ndarjen nga ish-konkurrentja, kur një ndjekës i komentoi: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”

“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- iu përgjigj ai.

Gjithashtu nuk kanë munguar as ‘kunjat’ e Anës duke përdorur video në TikTok për ti përcjellë mesazhe Brunos. Kur të gjithë menduam se dyshja i dhanë fund thumbimeve dhe ironive mes njëri-tjetrit, Anës duket se nuk i ka dalur akoma inati.

Së fundmi ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku nuk kanë munguar as pyetjet ‘ngacmuese’ në lidhje me ish-konkurrentin.

“A je e lumtur”– e ka pyetur një ndjekës, ndërsa Ana dha një përgjigje shumë të prerë: “Mjaftueshëm për ta bërë gjumin e qetë duke e ditur se:

1.Kam njerëzit më të mirë afër vetes

2.Që më hoqi Zoti qafe njërëzit që nuk më duheshin”.

Një deklaratë e fortë kjo nga ana e ish-konkurrentes teksa na lë në nënkuptojmë se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak paqësore.

© Panoramaplus.al